UST
  • Office 365 Login
  • Login në Portal
  • Albanian
  • English
  • Rreth UST
    • Historiku
    • Statuti i Universitetit
    • Rregulloret e Universitetit
    • Kuadri Rregullativ
      • Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
      • Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
      • Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
      • Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit
    • Struktura Ndihmës Akademike
      • Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Arkiv/Protokollit
      • Drejtoria Juridike dhe Zhvillimit të Kurrikulave
      • Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Publikun dhe Studentët
        • Informacion
        • Thirrje
        • Strategjia e Ndërkombëtarizimit
      • Drejtoria e Zhvillimit të Programeve dhe Digjitalizimit të Shërbimeve Akademiko-Shkencore
        • Informacion
        • Rregullore
        • Sekretaria Mësimore Digjitale
        • Qendra e Trainimeve dhe Formimit të Vazhduar
      • Biblioteka
        • Informacion
        • Rregullorja
        • Katalogu Online
        • Formular Dhurimi
    • Struktura Administrative
      • Drejtoria e Financës dhe Buxhetit
      • Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse
    • Organigrama e UST
    • Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
      • Anëtarët
      • Manuali i Funksionimit të Njësisë
      • Veprimtaria dhe Aktivitetet
    • Zgjedhjet
      • Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ)
      • Komisioni i Apelit (KA)
    • Programi i Transparencës
    • Politikat e Privatësisë
  • Organet Drejtuese
    • Rektorati
      • Rektori
      • Administratori
      • Zv. Rektori për Anën Mësimore
      • Zv. Rektori Për Anën Shkencore
      • Dekani i Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes
      • Dekani i Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
      • Dekani i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit
      • Drejtori i Instituti të Kërkimit Shkencor të Sportit
    • Senati
      • Anëtarët e Senatit
      • Vendimet e Senatit
    • Bordi i Administrimit
      • Anëtarët e Bordit
      • Vendimet e Bordit
  • Komisionet
    • Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik
      • Anëtarët
      • Rregullore
      • Veprimtaria dhe Aktivitetet
    • Komisioni për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë, Botimeve dhe Projekteve Shkencore
      • Anëtarët
      • Rregullore
      • Veprimtaria dhe Aktivitetet
    • Komisioni i Kurrikulave
      • Anëtarët
      • Rregullore
      • Veprimtaria dhe Aktivitetet
    • Komisioni për Mbarëvajtjen e Veprimtarisë dhe Marrëdhënieve me Studentët
      • Anëtarët
      • Rregullore
      • Veprimtaria dhe Aktivitetet
  • Studentët
    • Rregullore
    • Udhëzues
    • Njoftime
    • Kuotat, tarifat dhe formularët
    • Informacione
    • ALUMNI
    • Shoqata Sportive Studentore
      • Organizimi
      • Aktivitete
  • Pranimet
    • Bachelor
    • Master
      • Master Profesional
      • Master Shkencor
    • Doktoratura
  • Kërkimi Shkencor
    • Tituj dhe grada
    • Projekte Ndërkombëtare
    • Konferenca Shkencore ICSS
      • ICSS2019
      • ICSS2017
    • Projekte UST
    • Revista Shkencore
      • Open Call
      • JPAS Journal
  • Mësimi në distancë
  • Kontakt

Universiteti i Sporteve të Tiranës është i vetmi institucion i lartë i këtij lloji ne Republikën e Shqipërisë në funksion të përgatitjes të mësuesve të edukimit fizik dhe specialistëve të sportit. Universiteti realizon kualifikimin e plotë shkencor të specialistëve të edukimit fizik dhe të sporteve, deri në nivelin “Master” e “Doktor i Shkencave”.
Gjeneza e Universitetit të Sporteve të Tiranës nisi me ngritjen e Teknikumit te Fiskulturës në vitin 1948, si e para shkollë e mesme qe përgatiste mësuesit e ardhshëm të edukimit fizik. Pas 10 vjetësh, në vitin 1958, pas krijimit të Universitetit të Tiranës, krijohet dega e fiskulturës pranë Fakultetit 2 vjeçar Histori – Filologji. Më vonë kjo degë u kthye në fakultet me destinacionin “Mësues i Edukimit Fizik” për shkollat e ulëta dhe të mesme.

Në vitin 1960 me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 394, datë 28.09.1960, krijohet Instituti i Fiskulturës i cili një vit më vonë, po me vendim të Këshillit të Ministrave emërtohet “Vojo Kushi” me një afat studimesh 3 vjeçar, ekuivalent me sistemin universitar të shkollave të larta. Në vitin 1971, po me vendim të Këshillit të Ministrave, emërtesa ndryshon në Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.Në vitin 1993 afati i studimeve në këtë institucion bëhet 4 vjeçar.
Me 25.05.2000, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 266, ky institucion emërtohet Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 123 datë 17.02.2010,ky institucion emërtohet Universiteti i Sporteve të Tiranës (UST).
Nga viti 1958 e deri më sot,Universiteti i Sporteve të Tiranës (ish ILKF e më vonë AEFS ‘Vojo Kushi’ ) si institucion unik në vendin tonë ka diplomuar në mënyrë sistematike Mësues,Trainerë dhe Specialistë të Lartë të Fushës së Edukimit Fizik dhe Sportit.

Në vitin 1962 prane ILKF ‘Vojo Kushi”, ngrihet qendra shkencore që më vonë u kthye në sektor shkencor. Ky sektor për kohën dhe në të ardhmen do të ndihmonte në evidentimin e përpunimin e mendimit bashkëkohor shkencor në fushën e edukimit fizik e sporteve. Ky sektor shkëputet si një më vete nga ILKF në vitin 1992.

Duke filluar nga viti 1966 struktura e ILKF ka funksionuar mbi bazën e katedrave si njësia bazë mësimore e kërkimore shkencore. Nga viti 1994 struktura 4 vjeçare e institucionit mbeshtetet mbi bazën e departamenteve.
Universiteti i Sporteve të Tiranës (UST) ka për mision:

  • Formimin universitar të studentëve e të specialistëve në të gjitha ciklet e studimeve.
  • Kualifikimin e punonjësve akademik e shkencor në fushat e edukimit fizik, shëndetit dhe rekreacionit.
  • Nxitjen e kërkimeve e të studimeve në fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit.
  • Ofrimin e shërbimeve për të tretët dhe konsulenca në fushën e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit.

Drejtuesit e këtij institucioni ndër vite kanë qënë:

Kico Karaguni 1958 – 1977
Flutra Celkupa 1977 – 1987
Sejfulla Shtepani 1987 – 1992
Vejsel Rizvanolli 1992 – 1993
Fatmir Dibra 1993 – 1996
Vejsel Rizvanolli 1996 – 1997
Sejfulla Shtepani 1997 – 2006
Vejsel Rizvanolli 2006 – 2014
Agron Cuka 2015 – 2020
Agron Kasa 2020 – në vazhdim
UST
Subscribe Weekly Newsletter

Kontakto

  • Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë, Albania

  • Telephone+355 4 2226652

  • email contact@ust.edu.al

Njësitë Kryesore

  • Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
  • Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
  • Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
  • Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit

Kërko

©2017 Universiteti i Sporteve të Tiranës ALL RIGHTS RESERVED KemiNet

Follow us